Fahri Fazliu i ri ftohet nga Gjykata Speciale në cilësinë e dëshmitarit, në luftë ishte vetëm 8 vjeç

Gjykata Speciale dje i ka dërguar ftesë në cilësinë e dëshmitarit, Fahri Fazliut.

Lajmin për Indeksonline e ka konfirmuar vetë ai.

Fazliu gjatë kohës së luftës ishte vetëm 8 vjeç.

“Dje pasdite më ndodhi diçka shumë e çuditshme dhe e papritur – mora Ftesën nga Zyra e Prokurorit të Specializuar, të paraqitem në Hagë, me 23 qershor 2021, në cilësinë e dëshmitarit. Unë në luftë isha vetëm 8 vjeç”, u shpreh ai.

Fahri Fazliu është nipi i dy heronjëve të kombit Bahri Fazliu dhe Fahri Fazliu.