Çmimet e naftës fillojnë të ngriten dukshëm

Kryetari i Shoqatës së Naftarëve të Kosovës, Fadil Berjani, ka treguar çmimet e derivateve sot në Kosovë.

“Dizelli 1.42 deri 1.49 cent, Benzina 1.42 cent deri 1.48 cent”, është shprehur ai.

Ai është shprehur se vendimi i qeverisë, i cili parasheh 12 cent marzhë fitimi për pikat e karburantit me pakicë dhe 2 cent marzhë fitimi për import.

“Vendimi sipas informatave është duke u respektuar. Vendimi parasheh 12 cent marzhë fitimi për pikat e karburantit me pakicë dhe 2 cent marzhë fitimi për import”, u shpreh ai.

Ai tha se qytetarët janë duke u shërbyer me çmimet më të lira në regjion, përveç Maqedonisë së Veriut, e cila sipas tij, e ka di dizelin më të ulët.

“Qytetarët janë duke u shërbyer me çmimet më të lira në regjion, përveç Maqedonisë së Veriut, e cila e ka di dizelin më të ulët, sepse e ka akcizen e dizelit për 22 cent më të ulët, por benzina është e njëjtë sikurse tek ne”.

“Në Shqipëri çmimet janë: Dizelli 1.89 cent, Benzina 1.90 cent. Serbia: Dizelli 1.69 cent, benzina 1.79 cent”, u shpreh tutje ai./