Arrestohet një person, nuk e respektoi distancën fizike në Qendrën e Regjistrimit Civil

Një person është arrestuar gjatë ditës së djeshme në Qendrën e Regjistrimit Civil në Prizren, pasi që nuk respektoi distancën fizike.

Burime të Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë njoftojnë se i njëjti nuk ka përfillur kërkesën e policëve për mbajtjen e distancës fizike në Qendrën e Regjistrimit Civil.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

Ndërkaq, kujtojmë që në Prishtinë, në Qendrën e Regjistrimit Civil, javën e kaluar, përkundër rritjes së rasteve të reja me koronavirus, grumbull i madh qytetarësh prisnin në radhë.

E nga dje Qeveria Hoti ka marrë masa të reja për parandalimin e përhapjes së koronavirusit./