U rrokullis me traktor në bjeshkë, vdes i riu nga Juniku

Një person i moshës së re nga Juniku ka vdekur në mënyrë tragjike pasi është rrokullisur me traktor gjatë bartjes së druve.

Zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Pejës, Fadil Gashi, ka bërë të ditur se rasti ka ndodhur në Bjeshkët e Gjocajt.

Sipas tij, i riu ka vdekur në vendin e ngjarjes.

“Rreth orës 15:45 policia është njoftuar se në bjeshkët e Gjocajt një person është rrokullisur me traktor. Policia dhe mjekët kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes ku edhe është konstatuar vdekja e tij. Personi është i moshës së re, por nuk e di saktë në cilin vit ka lindur” – ka thënë Gashi.

KALLXO.com merr vesh se viktima është B.G.