Pejani vjedh gjësende nga shtëpia e tij, arrestohet nga policia

Një pejan ka përfunduar në pranga, pasi vodhi gjësende nga shtëpia e tij.

Sipas ankueses, i dyshuari mori nga shtëpia një televizor, një telefon dhe disa rroba, pa leje.

Policia bën të ditur se rasti ka ndodhur dje rreth orës 14:30.

“Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje” thuhet në njoftimin e policisë.

Rasti është cilësuar si “Shpërdorim i pasurisë së huaj”.