Kapadaia në Gjakovë/ Del me veturë gjatë orës policore, merr edhe drogë me vete

Një person ka rënë në prangat e Policisë së Kosovës, pasi që kishte dalë me veturë rreth orës 01:50 në fshatin Lugbunar të Gjakovës, duke shkelur kështu vendimin e qeverisë së Kosovës për kufizim të lëvizjes,

Lajmin për Gazetën e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjakovës, Nysret Xhurkaj, i cili tha se te i arrestuari policia ka gjetur dhe ka konfiskuar edhe një cigare e dyshuar me substancë narkotike.

Xhurkaj tha se ai është liruar në procedurë të rregullt./