Planet Berisha nga Klina fiton turneun memorial të boksit “Xhafer Gashi”

Klubi i boksit “Dukagjini” nga Klina, mori pjesë në turneun memorial kushtuar deshmorit “Xhafer Gashi” në Gjakovë.

Në këtë turne kampion nga klubi i Dukagjinit doli boksieri nga Klina, Planet Berisha.

Ai në finale e mposhti Arbnor Zenelin nga klubi i boksit “Trepça”.

Ndryshe, Planet Berisha është nënkampion i Kosovës në boks në kategorinë deri 16 vjet.