Gjesti fantastik i Dukagjinit dhe presidentit të saj Fabi Veseli, u lejon të gjitha shkollave të futbollit në Klinë të stërviten dhe luajnë pa pagesë

Infrastruktura është problemi kryesor në vendin tonë, pasi në shumë qytete edhe ekipet seniore vuajnë për kushte të mira për stërvitje dhe ndeshje.

Përveç ekipeve të para që vuajnë për fusha, problem të madh është edhe në shkollat e futbollit që janë të shumta në vendin tonë, pasi shumica nga to nuk kanë fushë stërvitore.

Thuajse 90 për qind e shkollave të futbollit në Kosovë paguajnë fusha me qira për stërvitja dhe për ndeshje zyrtare, gjë që i kushton atyre mjaftë shumë.

Gjithsesi një gjest fantastik e ka bërë klubi i futbollit Dukagjini nga Klina dhe presidenti i tyre Fabi Veseli.

Presidenti i klubit klinas për t’i përkrahur talentet nga qyteti i tij ka lejuar të gjitha shkollat private që të stërviten dhe t’i luajnë ndeshjet zyrtare në fushën me bari sintetik pa asnjë kompenzim.

Janë më shumë se pesë shkolla private që në total kanë qindra fëmijë që stërviten dhe luajnë në komunën e Klinës.

Gjithsesi ky është një shembull që duhet ndjekur pasi Fabi Veseli ka vepruar për mrekulli, pasi ata talente në të ardhmen mund ta veshin edhe fanellën e Dukagjinit.

Vetëm për një stërvitje në fushat sintetike në Prishtinë, shkollat e futbollit paguajnë 100 euro, gjë që është shumë mjaftë e lartë.

Gjithsesi Dukagjini bëri një gjest të madh, gjest që duhet ndjekur edhe nga klubet tjera nëpër qytetet e Kosovës.