Suspendohet nga detyra Amir Gërguri

Komandanti i Njësive Speciale të Policisë së Kosovës, Amir Gërguri është supenduar nga puna. Vendimi ka ardhur nga Drejtori i Përgjithshëm, Rashit Qalaj.

Indeksonline mëson se një ahëng i organizuar është marrë si arsye deri tek vendimi për suspendimin e Amir Gërgurit.

Ky është vendimi i dytë i ditës në organet e sigurisë, pasi që më herët është larguar nga posti i drejtorit të Burgut, Burim Buleshkaj./