Presidenti Hashim Thaçi edhe sot në QKUK

Presidenti Hashim Thaçi e ka vazhduar edhe sot trajtimin mjekësor në Klinikën e Urologjisë në QKUK.

Përmes një komunikate, Presidenca njofton se Thaçi po i përmbahet terapisë dhe se gjendja e tij shëndetësore është e mirë, shkruan Gazeta Sinjali.

“Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, sot ka vazhduar trajtimin nga personeli i Klinikës Urologjike të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës”.

“Presidenti Thaçi po vazhdon t’i përmbahet terapisë së rekomanduar dhe është në gjendje stabile shëndetësore”, thuhet në komunikatë.

Thaçi ka shprehur sërish mirënjohjen e tij për stafin e QKUK-së dhe Klinikës Urologjike për trajtimin profesional dhe kujdesin e treguar.

Presidenti dje iu nënshtrua një trajtimi në QKUK, ndërsa Presidenca bëri të ditur se problemi shëndetësor i Thaçit janë gurët në veshkë. /