Moti në Kosovë

Ditëve të ardhshme mbi vendin tonë do të mbajë mot më i butë, pasi që një front i ngrohtë pritet të kalojë mbi vendin tonë.

Sot pas mëngjesit me ngrica dhe mjegull në ultësira, ditën do të mbajë mot kryesisht me diell.

Me kalimin e frontit të ngrohtë natën e sotme dhe mëngjesin e së shtunës, priten reshje të dobëta shiu, e rreth viseve kodrinore mundësi edhe për shi të akullt, kurse në vise malore mbi 2000m reshje bore.

Temperaturat minimale do të lëvizin nga -3 deri në -5 gradë celsius, ndërsa maksimalet nga 6 deri në 9 gradë celsius.

Për shkak që nuk pritet të ketë qarkullim të mjaftueshëm ajror, vlerat e cilësisë së ajrit këtyre ditëve do të përkeqësohen, ku pritet të kalojnë në vlera të pashëndetshme, e ditën e shtunë pritet të zbresin edhe në mesatare.