Qindra euro të falsifikuara konfiskohen në 24 orët e fundit nga policia

Policia e Kosovës ka njoftuar për tri raste të falsifikimit të parasë në 24 orët e fundit.

Në Graçanicë sipas policisë një person zyrtar i bankës private ka informuar policinë se nga klienti janë deponuar kartëmonedha me vlerë 617 euro të falsifikuara.

“Monedhat janë konfiskuar dhe rasti është duke u hetuar” – thuhet në komunikatë.

Edhe në fshatin Shkabaj, në Obiliq një person është ankuar në polici se për deri sa ishte në vendin e punës në pompën e derivateve, një klient kishte bërë pagesë me një monedhë prej 50 euro të falsifikuar.

Monedha sipas policisë është konfiskuar dhe rasti është duke u hetuar.

Kurse në rrugën “Nëna Terezë”, në Gjilan një zyrtar i bankës private, ka raportuar se nga disa klient janë deponuar kartëmonedha me vlerë 2×100 euro të falsifikuara.

Policia ka bërë me dije se monedhat janë konfiskuar dhe rasti është duke u hetuar.