Arb Manaj ia uron ditëlindjen legjendës braziliane

Kemi hyrë në javën e 5-të që kur klubet kosovare të futbollit i kanë ndërprere aktivitetet e tyre kjo për shkak të luftës kundër përhapjes së koronavirusit Covid -19, shkruan Gazeta Sheshi.

Ende nuk ka ndonjë datë të sigurtë se kur do të rinisë edicioni, teksa është përfolur edhe për mundësinë e anulimit të kampionatit.

Kurse gjatë kësaj kohe, ylli i Trepcës’89, Arb Manaj ka zgjedhur që të ia uroj ditëlindjen legjendës braziliane, Rikardo Kakas.

“Happy birthday Ricardo Kaka 22”, ka shkruar Manaj në një story.

Siç duket sulmuesi klinas e ka pasur lojtar të preferuar brazilianin.

Më poshtë keni postimin e Manajt