Aksident i rëndë mes veturës së policisë dhe autobusit në Shupkovc të Mitrovicës

Një aksident trafiku ka ndodhur sot në mëngjes në rrugën Mitrovicë-Prishtinë.

Mësohet se në këtë aksident është përfshirë një veturë e policisë dhe një autubus.

Aksidenti ka ndodhur saktësisht në fshatin Shupkovc të Mitrovicës, ndërsa deri tani nuk dihet nëse ka të lënduar nga ky aksident.

E sipas dëshmitarëve, ka dyshime që vetura e Policisë është futur në rrugën njëkahëshe, për çka u ndesh me një autobus.