Gegë Lleshi dhe VV hapën fushatën në Gjakovë

Sot zyrtarisht nisi fushata elektorale e partive politike dhe e kandidatëve për deputet për zgjedhjet parlamentare të 14 Shkurtit.

Mobilizim i jashtëzakonshëm e takim derë me derë me qytetarë ku edhe po marrin mbështetje, po tregon Lëvizja Vetëvendosje.

Edhe kandidati për deputet nga ky subjekt politik, Gegë Lleshi që vjen nga dega e Gjakovës, sot me anëtarë e kandidatë të tjerë, hapi fushatën në këtë qytet.

Disa fotografi të kësaj hapje ka publikuar edhe në FB, ku shihet se një frymë e re e pozitive po mbretëron në Gjakovë.