IKSHPK-ja rekomandon ashpërsim të masave

Kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti ka mbajtur një takim me ministrin në detyrë të Shëndetësisë, Armend Zemaj, dhe përfaqësues të Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik.

Në këtë takim, IKSHPK-ja ka rekomanduar rigorozitet të masave, bazuar në rritjen e rasteve pozitive me koronavirus gjatë ditëve të fundit.

Përmes një komunikate nga Zyra e kryeministrit, thuhet se Hoti ka kërkuar respektim të shtuar të masave dhe mbikëqyrje në përpikëri nga institucionet gjegjëse.

“Në këtë takim është vlerësuar situata epidemiologjike me COVID-19 në Kosovë, e cila ka shënuar rritje të rasteve në dy javët e fundit për 7.7 %, me trend të rritjes në tri ditët e fundit të kësaj jave nga 320 raste në 422 raste në mesatare këtë javë (24,1%)”, thuhet tutje.

Në fakt, rritja e rasteve vjen pas një fushatë të partive politike, ku çdo ditë janë kritikuar e disa edhe dënuar, për grumbullim të qytetarëve.

Në ambiente të brendshme, tuboheshin deri në 300-400 veta, ndonëse sipas rekomandimeve nuk lejoheshin më shumë se 30