Nuk u bëri ballë plagëve, vdes e reja kosovare që po shërohej në Turqi

Ka vdekur një nga të lënduarat në shpërthimin në Ferizaj, Fatime Haxhidema.

Më 7 janar ajo ishte nisur për t’u trajtuar në Turqi, por që nga plagët e marra nuk arriti t’ia dalë.

Lajmin e trishtë e dha një ish shoqe e klasës së saj.

Postimi i plotë:

Lajm i trishtë për të gjithë ne!

Pas shpërthimit që ndodhi tek “The Village”, duke mos mundur të tejkalojë lëndimet, sot ndërroi jetë shoqja jonë e klasës Fatime Haxhidema!

Ngushëllime gjithë familjes Haxhidema, ngushëllime gjithë shoqërisë!

Zoti e shpërbleftë me Parajsë shoqen tonë, Zoti familjes ua shtoftë durimin!?