Kurti nesër pret Jasharajn në takim

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, do zhvillojë të martën takim me Këshillin Grevist të BSPK-së.

Këtë e ka konfirmuar për klankosova.tv, zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu, i cili tha se takimi mes tyre është paraparë të mbahet në mëngjes.

Ndryshe BSPK dhe SBASHK që nga 25 gushti kanë hyrë në grevë, duke kërkuar ndarje të 100 eurove për të gjithë punëtorët deri në hyrjen në fuqi të Ligjit për Paga.