Vodhi 1 euro e 20 centë në kishë, arrestohet një person në Gjakovë

Është arrestuar një person në Gjakovë pasi që i njëjti kishte vjedhur 1.20 euro në një kishë.

Për rastin është informuar prokurori i shtetit i cili ka urdhëruar që i dyshuari të dërgohet në qendrën e mbajtjes.

Sipas policisë, rasti është raportuar të ketë ndodhur të mërkurën në orën 11 e 40 minuta.

Ndaj të dyshuarit është hapur rast për vjedhje të rëndë./