U MBAJT TAKIMI PËR HARTIMIN E DRAFTIT PËR PROFILIN E KOMUNËS DHE VLERËSIMIN E GJENDJES EKZISTUESE TË PLANIT ZHVILLIMOR KOMUNAL 2023-2031

Sot, kryetari i komunës së Klinës, Prof. Dr. Zenun Elezaj, bashkë me drejtorët e drejtorive, zyrtarët komunal dhe operatorin ekonomik të angazhuar për hartimin e Planit Zhvillimor Komunal 2023-2031 kanë mbajtur takim ku kanë diskutuar lidhur me hartimin e draftit final për Profilin e Komunës dhe Vlerësimin e gjendjes ekzistuese të Planit Zhvillimor Komunal 2023-2031.

Kryetari Elezaj theksoi se hartimi i PZHK-së për vitet vijuese është shumë i rëndësishëm për komunën e Klinës dhe kërkoi angazhim maksimal si nga zyrtarët e komunës ashtu edhe nga operatori ekonomik i angazhuar për hartimin e planit. Kryetari Elezaj theksoi se do të bashkëpunojë ngushtë me të gjithë qytetarët dhe palët e interesuara në përgatitjen e një Plani Zhvillimor Komunal të qëndrueshëm për komunën e Klinës.

Lidhur me hartimin e Profilit të Komunës dhe vlerësimin e gjendjes ekzistuese të Planit Zhvillimor Komunal 2023-2031 komuna e Klinës do të mbajë edhe një diskutim publik më datë 17 nëntor, ku janë të ftuar të marrin pjesë qytetarët dhe grupet e interesit.