OVL UÇK për ngushëllime te familja e veteranit të ndjerë Ilir Qallapeku

OVL UÇK, niveli qendror dhe dega e OVL -së në Klinë, në mënyrë të organizuar sot kanê qenë për ngushëllime tek familja Qallapeku në Shtupel, me rastin e humbjen së familjarit dhe bashkëluftëtarit të tyre, Ilir Qallapeku.

Ilir Qallapeku, ishte veteran i UÇK-së, njëherit dhe ish – truproja i kryeministrit Hashim Thaçi.

I ndjeri u varros dje me nderime të larta në Varrezat e Dëshmorëve, në fshatin Grabanicë të Klinës, ku morën pjesë familjarë, miq, bashkëluftëtarë e figura politike.