Si u shua “Jezusi” i luftës, amerikani i vrarë në Ukrainë

Në frontin e luftës në Ukrainë, ai njihej nga bashkëluftëtarët si “Jezusi i taktikës”, nga flokët e tij të gjatë dhe njohuritë e thella për Biblën. Për mamanë e tij ishte thjeshtë “Joshy”. i lindur në Tenesi, Joshua Jones ishte vetëm 24 vjeç kur u vra duke luftuar në lindje të Ukrainës në muajin gusht.

Pasaporta e tij dhe mjeti i identifikimit nga ushtria ukrainase u shfaqën menjëherë në rrjete sociale por trupi i tij nuk është marrë asnjëherë… Që prej asaj kohe, ligjvënësit ukrainas, Oleksandr Trukhin dhe Alexander Kovalyov, kanë punuar pa pushim për të marrë trupin e tij. Dhe tani, më në fund ndodhi.