Gjermania dhe Kosova me numër të njejtë të viktimave nga koronavirusi gjatë një dite

Gjermania ka regjistruar një viktimë nga koronavirusi gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar në 9 mijë e 64 numrin e përgjithshëm të viktimave, sipas të dhënave nga Instituti gjerman për sëmundje ngjitëse “Robert Koch”.

Përpos rasteve fatale, gjatë kësaj periudhe u shënuan edhe 159 infektime të reja dhe shifra e përgjithshme e të prekurve shkoi në 198 mijë e 963. Një ditë më parë u shënuan 248 raste, shkruan “Reuters”.

Ndryshe, qeveria gjermane tashmë i ka larguar kontrollet kufitare me shtetet anëtare të Bashkimit Evropian dhe me disa vende të tjera.

Ndonëse është në mesin e shteteve evropiane me numrin më të lartë të personave të infektuar, Gjermania ka regjistruar shumë më pak viktima se Britania e Madhe, Franca, Italia e Spanja./