Karantinë/ Çfarë ndodhë nëse ktheheni nga Kosova për në Zvicër, gjatë pandemisë?

Duke filluar nga 6 korriku 2020, 0FSP (Shërbimi Federal i Shëndetit Publik) e detyron çdo person, i cili hyn në Zvicër nga disa rajone të shpallura me rrezik, që të mbyllen në karantinë për një kohëzgjatje prej 10 ditësh.

Të gjithë personat, të cilët arrijnë nga ndonjë rajon i shpallur me rrezik, duhet të lajmërohet pranë autoriteteve shëndetësore të kantonit ku jetojnë apo e kanë ndërmend të qëndrojnë. Për kantonin Vaud duhet thirrur hotline për shëndetësi  0800 316 800.

I këshillojmë personat që jetojnë në Zvicër që të evitojnë udhëtimet drejt rajoneve me rreziqe, pos në raste të domosdoshme. Kur të kthehen, ata duhet të qëndrojnë në karantinë gjatë 10 ditëve, dhe nuk është e sigurt se pagat e tyre do t’u derdhen gjatë asaj kohe.

Nëse këta persona nuk kanë shenja se janë të prekur, nuk ka kurrfar arsye të testohen. Një test negativ nuk i përjashton nga karantina. Aq më tepër, kurrfarë vërtetimi nuk mund të lëshohet nga ana e qendrave të testeve, nga shërbimet e urgjencës së spitaleve apo nga kabinetet mjekësore.

Nëse kanë shenja se janë të prekur, ata duhet të thërrasin në hotline shëndetësor 0800 316 800.

Personat që jetojnë në ato rajone do të duhej evituar që të vijnë në Zvicër, pos në raste të domosdoshme, sepse, ata do të duhet të kalojnë në karantinë gjatë 10 ditëve, posa të arrijnë në tokën zvicerane. Aq më tepër, ata vetë duhet t’i marrin përsipër shpenzimet e fjetjes gjatë karantinës.

Personat, të cilët gjenden në ndonjërin nga shtetet që janë të shpallura me rreziqe përgjatë kohës sa kanë qëndruar atje, po ashtu duhet të qëndrojnë në karantinë gjatë 10 ditëve, posa të arrijnë në Zvicër.

Cilat janë shtetet me rreziqe ?

Lista e shteteve dhe territoreve përkatëse është në urdhëresën et COVID-19 në masat e fushës së transporteve ndërkombëtare të udhëtarëve. Tani për tani, bëhet fjalë sidomos për Serbi, Kosovë dhe Maqedoni të Veriut. Kjo listë përditësohet rregullisht.

Për më shumë info: Shërbimi Federal i Shëndetit Publik