Ergyn Ahmeti nga KF Dukagjini, merr çmimin “Ylli i Javës”

Federata e Futbollit e Kosovës së bashku me sponsorin e Superligës, Bankën Kombëtare Tregtare, BKT Kosova, këtë javë çmimin “Ylli i Javës” e kanë ndarë për futbollistin tonë Ergyn Ahmeti.

“Mesfushori qendror i skuadrës sonë pati një paraqitje fantastike në fitoren tonë si mysafirë në Skenderaj kundër Drenicës, me rezultat 1:0.

Ndonëse Kene nuk ishtë realizator i golit te fitores ne këtë takim, ai u shqua me kreativitetin e tij gjatë gjithë kohës dhe ishtë faktori kyç ne arkëtimin e tri pikëve tejet të rëndësishme në luftë për mbijetesë ne duelin e zhvilluar ne Skenderaj”, thuhet në njoftimin e KF Dukagjinit.