Emri i viktimës, që u godit mbrëmë nga kamioni në rrugën Pejë-Prishtinë

Gjatë natës së mbrëmshme, rreth orës 21:00, ka ndodhur një aksident, i cili ka përfunduar me fatalitet, në rrugën Pejë-Prishtinë. Një qytetar është aksidentuar për vdekje nga një kamion, emri i të cilit është Enver Gashi nga fshati Balincë i Malishevës,

Në një njoftim, thuhet se varrimi i të ndjerit do të bëhet në orën 16:00, në varrezat e muhaxhirëve. Njoftim: “Mbrëmë rreth orës 21:00, pas një aksidenti tragjik, humbi jetën Enver Gashi nga Balinca e Malishevës. Varrimi i të ndjerit behet sot në orën 16:00, ne varrezat e Lagjes së Muhaxhereve. Ngushëllime familjes Gashi! Të ndjerin allahu e shpërbleftë me xhenet!”, përfundon njoftimi./