Malishevasi ia sheh sherrin pamjeve që publikoi në Facebook, Policia ia gjen pesë armë dhe 128 fishekë në shtëpi

Publikimi i videove e fotove të ndryshme në rrjete sociale shpesh po i fut kosovarët në sherr me Policinë. Ata jo rrallë herë dalin të jenë merakli të mbajtjes së armëve, kryesisht pa leje dhe me ekspozimin e tyre në rrjete sociale, shpesh tentojnë të shfaqen si të “fortë” dhe të pakapshëm për organet e rendit,

Kështu ka ndodhur me tre persona në Carallukë të Malishevës, pasi njëri prej tyre ka publikuar pamje në rrjetin social Facebook, ku shiheshin duke shtënë me armë zjarri.

Sinjali mëson se Policia ka mbledhur informacione lidhur me rastin dhe pasi kanë identifikuar të dyshuarit, kanë kryer bastisje në shtëpinë e 37-vjeçarit, ku kanë gjetur dhe sekuestruar disa armë zjarri.

Të dyshuarit janë shoqëruar në stacion policor për intervistim, ku para hetuesve kanë pranuar se kanë kryer veprën për të cilën dyshohen.

Rastin e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës, të cilët thanë se gjatë bastisjes janë gjetur dhe konfiskuar një armë gjysmë automatikë, një pushkë e gjatë, tri pistoleta dhe 128 fishekë

“Janë identifikuar tre të dyshuar meshkuj kosovarë duke shtënë me armë zjarri në një video e cila ishte postuar në rrjete sociale. Gjatë bastisjes në shtëpinë dhe objektet përcjellëse të njërit nga të dyshuarit janë gjetur dhe konfiskuar një armë gjysmë automatikë, një pushkë e gjatë, tri pistoleta dhe 128 fishekë”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Në konsultim me prokurorin, ndaj të dyshuarve është iniciuar rasti për veprat penale ‘Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armës’ dhe ‘Përdorim i ar