Ambasadori gjerman kërkon të kalohet ligji për rimëkëmbje ekonomike, pas ndihmës nga BE-ja

Ambasadori i BE-së, Tomas Szunyog së bashku me kryeministrin Avdullah Hoti, sot kanë nënshkruar një kontratë në vlerë prej 26.5 milionë eurove si ndihmë për Kosovën në përballjen me pasojat e COVID-19,

Ndërsa ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde, pas kësaj ndihme nga BE-ja, ka thënë se tani Qeveria e Kosovës duhet që të sigurojë shumicën në Kuvend që të kalohet Ligji i Rimëkëmbjes Ekonomike.

“Lajme te mira! BE-ja vazhdon të bëjë atë që e flet duke mbështetur partnerin tonë të besuar Kosovën me kontribute të konsiderueshme financiare në luftën kundër pandemisë.

Do të ishte gjithashtu mirë nëse Qeveria së shpejti do të mblidhte shumicën për të miratuar Ligjin e Rimëkëmbjes Ekonomike”, shkroi ai në Twitter.

SHARE