Ish-drejtori i policisë, Rashit Qalaj aderon në PDK

Ish-drejtori i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj ka aderuar në Partinë Demokratike të Kosovës. Kjo u zyrtarizua nga lideri i PDK-së, Enver Hoxhaj.

Përmes një konference për media, Hoxhaj tha se Qalaj do të jetë tashmë pjesë e partisë dhe se do të jetë në listën kandiduese në zgjedhjet e 14 shkurtit.
Hoxhaj tha se Qalaj do të bëhet pjesë e programit dhe vizionit të rimëkëmbjes politike dhe se me këtë rimëkëmbje politike sektori i sigurisë dhe zhvillimi i këtij sektori do të jetë prioritet i qeverisë.“Polica patë mbet pa drejtor në kohën kur vendi ishte i kërcënuar.

Qalaj për 20 vite ka punuar në Policinë e Kosovës, ka qenë i arsimuar në Britaninë e Madhe. Në programimin e rimëkëmbjes do ta ketë rolin kyç në reformat e sigurisë. Qalaj ka qenë ushtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Është një simbol dhe sinonim i shumë shërbyesve civil të Kosovës.

Me Qalajn do ti rikthejmë qeverisjen e mirëfilltë të Kosovës”, ka thënë HoxhajQalaj deri para pak muajsh ishte në krye të Policisë së Kosovës, ndërsa u shkarkua nga kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti.Gjatë ditës së djeshme, Qeveria Hoti zyrtarizoi drejtorin e ri të PK-së, Samedin Mehmetin, teksa Qalaj një ditë më vonë zyrtarizoi aderimin në Partinë Demokratike të Kosovës.