VV në Klinë, ngushëllon familjen Krasniqi për humbjen e djalit të tyre 26 vjeçar

Telegram Ngushëllimi

Sot Klina.info ka raportuar për humbjen e jetës së 26 vjeçarit Asdrim Krasniqi nga fshati Përqevë. I njejti dyshohet se u mbyt dje në një liqe në Slloveni.

Edhe VV dega në Klinë, përmes faqes së tyre zyrtare në FB u ka dërguar telegram ngushëllimi familjes Krasniqi.

Në këtë njoftim shkruhet:

E nderuara familja Krasniqi,

Me keqardhje dhe dhimbje të thellë mësuam për ndarjen nga jeta e aktivistit tonë të respektuar Asdrim Krasniqi.

Duke bashkëndjerë dhimbjen me ju dhe miqtë, Lëvizja Vetëvendosje – Klinë shpreh ngushëllimet më të sinqerta për ndarjen nga jeta e Asdrimit!