Fatmir Limaj viziton familjen e Rexhep Selimit: Figurat kyçe të UÇK-së do të kthehen fitimtarë

Kryetari i Nismas Socialdemokrate Fatmir Limaj, ka njoftuar se ka qënderuar për vizitë tek familja e ish-eprorit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Rexhep Selimi, i cili po mbahet në Hagë.

Limaj u shpreh se ish-bashkëluftëtari i tij dhe të tjerët do të kthehen triumfues nga atje.

“Me dy vëllezërit e Rexhës, Ilaz e Naim Selimin, bashkëbiseduam rreth besimit tonë të madh, se figurat kyçe të UÇK-së, do të kthehen fitimtarë e triumfues, ndaj shpifjeve e fabrikimeve që janë bërë kundër luftës së drejtë të UÇK-së”- tha Limaj.

Ai theksoi se është krenar me luftën e drejt dhe të pastër të UÇK-së.

“Krenar me UÇK-në dhe luftën saj të drejt, të pastër e të lavdishme”- theksoi ai.

Ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi, nga muaji nëntor i vitit 2020-të gjendet në Hagë si i akuzuar për krime të luftës, bashkë me ish-presidentin e Kosovës Hashim Thaçi, edhe Kadri Veselin e Jakup Krasniqin si dhe disa eprorë të tjerë të Ushtrisë Çlirimtare.