Vuçiq “fyt për fyt” me Gjermaninë, thotë se ka gati një letër të rëndësishme për ta

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, tha sot se qeveria po përgatit një “letër të rëndësishme” për ndikimin e një vendi të rëndësishëm dhe ndërhyrjen e tij në procesin zgjedhor në Serbi.

Duke iu përgjigjur një gazetari të televizionit Pink, Vuçiç iu referua kritikave nga Gjermania në lidhje me procesin zgjedhor në Serbi.

Ai tha se autoritetet shtetërore po përgatisin një letër të rëndësishme, gjegjësisht një deklaratë për ndikimin e një vendi të rëndësishëm dhe ndërhyrje në procesin zgjedhor në Serbi në mënyrën më brutale deri më tani, siç tha ai.

“Besoj se për rreth dhjetë ditë deri në Vitin e Ri do të përfundojë diku dhe më pas para Krishtlindjeve Ortodokse do të mund ta dërgojmë letrën në të gjithë botën për të parë se si kryhet kjo lloj ndërhyrje në një proces që duhet t’i përkasin sovranisht një vendi të pavarur”, theksoi Vuçiç.

Se diçka me zgjedhjet serbe nuk është ashtu siç duhet, thanë nga MPJ e Gjermanisë, të cilët në mesazhin e tyre nënvizuan se ajo që u pa gjatë ditës së zgjedhjeve nuk është e pranueshme për një vend që ka statusin e kandidatit për anëtarësim në BE.

“Serbia votoi, por OSBE dhe ODIHR raportojnë keqpërdorim të burimeve publike, frikësim të votuesve dhe raste të blerjes së votave.” Kjo është e papranueshme për një vend me statusin e kandidatit për anëtarësim në BE”, tha ministria gjermane në rrjetin social X.

Kurse përfaqësuesi i Partisë së Demokratëve të Lirë të Gjermanisë, që formon koalicionin qeverisës, Thomas Hacker, tha se zgjedhjet në Serbi morën një vlerësim shqetësues dhe se nuk është çudi që vetëm Viktor Orban, Vladimir Putin dhe diplomatë kinezë, përfaqësues të vendeve ku ose nuk ka opozitë ose liria e medias është aq e kontrolluar sa partitë opozitare vështirë se kanë mundësi të shohin njëra-tjetrën.

“Rastet e blerjes së votave dhe abuzimit me burimet publike janë të padenjë për një vend që po negocion për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Nuk është çudi që deri tani vetëm Viktor Orban, Vladimir Putin dhe diplomatë kinezë e kanë uruar fituesin e zgjedhjeve. Tre vende ku ose nuk ka më opozitë ose liria e medias është aq e kontrolluar sa partitë opozitare vështirë se kanë mundësi të shohin njëra-tjetrën. Nëse pretendimet vazhdojnë të jenë të vërtetuara, BE-ja do të këshillohej që më në fund të shqyrtojë marrëdhëniet e saj me Serbinë dhe të marrë parasysh pasojat serioze në drejtim të negociatave të anëtarësimit”, shpjegon Hacker.