37-vjeçarja nga Malisheva u kontrollua dy ditë radhazi për koronavirus bashkë me vajzën e saj

Ka mbërritur në pesë numri i të prekurve me koronavirus në Kosovë.Dy persona janë nga Vitia, një nga Klina dhe një 37 vjeçare nga fshati Bubavec, Komuna e Malishevës.

37 vjeçarja kishte ardhur nga Italia me 1 mars 2020, ajo ishte kontrolluar dy ditë radhazi në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Kijevë. Sipas burimeve të lajmi.net nga kjo qendër, e prekura me koronavirus (emër i njohur për redaksinë) kishte temperaturë të lartë dhe dhimbje fyti.

Gjithashtu bëhet e ditur se është kontrolluar edhe vajza e saj, ndërsa familja e ngushtë e saj është karantinuar dhe po priten rezultatet e analizave.

.

Gjithashtu bëhet e ditur se është kontrolluar edhe vajza e saj, ndërsa familja e ngushtë e saj është karantinuar dhe po priten rezultatet e analizave.

“Të mërkurën dhe të enjten pasdite pacienti i diagnostifikum është paraqitur në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Kijevë. Simptomat e saj ishin temperatura e lartë dhe kollë”, ka thënë burimi në fjalë.

Stafi mjekësor në Kijevë nuk është izoluar e as nuk është kontaktuar nga Instituti i Shëndetësisë së Kosovës.

“Menjëherë është lajmëruar rasti në Malishevë, e kemi kontaktuar edhe drejtorin e QMF në Malishevë. Stafi i mjekëve në Kijevë nuk është kontaktuar nga Instituti, por ju është bërë thirrje për mos të bërë panik”, ka thënë me tutje ky burim.

37 vjeçarja nuk kishte dhënë datën e saktë të ardhjes së saj nga Italia, ajo kishte thënë se kishte ardhur në Kosovë ishte me 23 shkurt e jo në mars.

Sidoqoftë, rasti i parë i konfirmuar me koronavirus është ai i 77 vjeçarit nga Stublla e Vitisë. Ai kishte hyrë më 5 mars në Kosovë nga shteti i Italisë, atje ku edhe tani situata me këtë pandemi ka dalë nga kontrolli.

I njëjti person, dyshohet se gjatë qëndrimit në Kosovë ka marrë pjesë edhe në meshë, nga ky shtohen dyshimet se virusin mund t’ia ketë bartur edhe personave tjerë.

Si rrjedhojë e këtij rasti, qyteti i Vitisë është futur në karantinë dhe nuk do të lejohet dalja ose hyrja e qytetarëve nga kjo komunë.

Njësoj si Vitia, edhe qyteti i Klinës është futur në Karantinë. Kjo pasi që rasti i dytë i shënuar me koronavirus u konfirmua nga kjo komunë.