Me aktivitete e festivale, Klina nga nesër pret bashkatdhetarët

Nga nesër në Klinë nisin aktivitetet e organizuara nga kjo komunë për t’i uruar mirëseardhje bashkatdhetarëve.

Drejtoresha e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Fatjona Gashi përmes një postimi në FB ka bërë të ditura të gjitha ngjarjet dhe organizimet që nisin nga kjo e hënë.

Ky është postimi i saj i plotë:

Mirë se vini bashkatdhetarë!

Aktivitete e programe artistike-kulturore të shumta me të cilat presim me dëshirë të madhe të jenë pjesëmarrës bashkatdhetarët tanë që këto ditë kanë marrë rrugë për në Kosovë! ?

Nga nesër me datë 25.07.2022 nis festivali kulturor “Camping Fest” organizuar nga OJQ “ArtEko” përkrahur nga Komuna e Klinës, programe artistike, muzikore, këngë, poezi, pikturë, ushqim tradicional, trashëgimi kulturore, për 4 ditë me radhë 25-28 korrik.

Gjithashtu me datë 30 dhe 31 korrik nën përkujdesjen e kryetarit të komunës z. Zenun Elezaj, DKRS organizon Program Artistik – me këngëtarë e vallëtarë nga AKV “Jehona e Dukagjinit” si dhe shumë këngëtarë e instrumentistë të tjerë nga Klina e jashtë saj.

Me 30 korrik gjithashtu, na nderojnë me vizitë në qytetin tonë Ministrja e Punëve të Jashtme znj. Donika Gërvalla dhe znj. Liza Gashi zv.ministre e Punëve të Jashtme, me qëllim të realizimit të një programi argëtues dhe bashkëbisedimi me bashkatdhetarët tanë.

Ju mirëpresim!