Plazhi i Shëngjinit plot, pushuesit të kënaqur me çmimet

Plazhi është plot ndërsa shumë prej plazhistëve shprehen të kënaqur. Janë kryesisht shqiptarë të Kosovës që kanë zgjedhur të pushojnë në Shëngjin. Rritja e çmimeve ka qenë e lehtë.

Pushuesit bëjnë diferencën mes atyre që jetojnë jashtë dhe brenda vendit.

Operatorët turistikë në Shëngjin kanë ndryshuar strategji. Mënyra që kanë gjetur për të tërhequr turistë janë paketat turistike.

Ecuria e deritanishme e sezonit po i kënaq, shkruan abcnews.

Në plazhin e Tales çmimet janë dhe më të favorshme. Dhomat variojnë nga 3 mijë lekë në 50 euro nata, ndërsa çadrat nga 400 ne 600 lekë