Dushan Janjiq: Autoritetet serbe kanë kthyer Bislimin prapa, nuk kanë garantuar për sigurinë e tij

Dushan Janjiq organizator i konferencës në të cilën ka pasur të marrë pjesë zv.kryeministri Besnik Bislimi ka konfirmuar se numrit dy të Qeverisë së Kosovës i është dashur të kthehet prapa në Kosovë meqë autoritetet e Serbisë s’kanë garantuar për sigurinë e tij.

Janjiq ka konfirmuar se Bislimi edhe zyrtarisht ka anuluar pjesëmarrjen derisa ka shtuar se po përgatitin edhe një konferencë për media lidhur me këtë çështje.