Aksidentohet vetura e Policisë në Pejë, 4 zyrtarë policorë të lënduar

Një aksident trafiku ka ndodhur gjatë ditës së djeshme në fshatin Gllogjan të Pejës, mes dy veturave, me ç’rast të lënduar kanë mbetur pesë persona. Njëri nga automjetet e përfshira në aksident ka qenë veturë zyrtare e Policisë së Kosovës,

Katër policë kanë mbetur të lënduar në këtë aksident, që dyshohet se u shkaktua nga vetura tjetër e cila goditi veturën zyrtare. Lajmin për Sinjalin e kanë konfirmuar edhe nga Policia rajonale e Pejës.

Policia ka dalë në vend të ngjarjes, ku edhe është arrestuar shoferi që dyshohet se shkaktoi aksidentin. Sipas informacioneve të para i njëjti ka qenë nën ndikim të alkoolit.

“Qytetari është arrestuar dhe është dërguar në stacion policor, ku pastaj prokurori është njoftuar dhe ka vendosur që të mbahet për 6 orë, për t’u intervistuar dhe liruar në procedurë të rregullt”, kanë thënë nga Policia.