Policia shpall në kërkim 22-vjeçarin nga Peja (FOTO)

Policia e Kosovës kërkon ndihën e qytetarëve për kapjen personit të quajtur “Aarron (Halit) Rexhaj”, 22-vjeçar, pasi që i njëjti kërkohet për veprat penale si “Blerja, posedim, shpërndarje dhe shitje e paautorizuar të narkotikeve, substancave psikotrope dhe analoge.

Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar në foton e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor. Numrat e telefonit dhe adresat elektronike kontaktuese për të kontaktuar Policinë e Kosovës:

192 dhe 080019999 (pa pagesë)
039 432 327-Drejtoria Rajonale Pejë
E-mail adresa: [email protected]