Kërkuan para kinse për t’ia rregulluar dokumentet për shërim jashtë vendit, arrestohen dy persona

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar dy persona sot në Fushë Kosovë, të cilët dyshohen për një rast të mashtrimit.

Rasti është raportuar dje në polici pasi të dyshuarit i kanë kërkuar para një personi për të dytën herë.

Sipas Policisë, gjithçka ka filluar pas publikimit në rrjete sociale të një apeli për ndihmë (për shërim jashtë vendit).

Personat e dyshuar duke u paraqitur rrejshëm, kanë kërkuar shuma parash në këmbim të rregullimit të dokumentacionit për shërim jashtë vendit.

Dy personat e arrestuar janë: E.B, 30 vjeç dhe A.L, 48 vjeç, të cilët pas intervistimit, janë dërguar në mbajtje.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.