Pamje nga vendi i ngjarjes në Gllarevë, ku traktori goditi dy nxënëse

Një aksident ka ndodhur sot rreth orës 08:00 në Gllarevë të Klinës, ku një traktor ka goditur dy nxënës.

Rastin për Gazetën e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, i cili ka bërë të ditur se fëmijët janë dërguar në emergjencë.

“Rreth orës 07:40 minuta, Policia është njoftuar për një aksident në Gllarevë të Klinës. Dy nxënës janë goditur nga traktori ku kanë marrë lëndime trupore. Janë dërguar në emergjencën e spitalit rajonal”, tha ai për Gazeten.

Gashi tha se njësitë kompetente policore kanë dalë në vendin e ngjarjes.

SHARE