Dërgohet në paraburgim i riu që ndaloi veturat me alarm të policisë në autostradë

Pas intervistimit policia e Kosovës e ka ndaluar për 48 orë të dyshuarin për rastin që ndodhi të enjten, ku disa të rinj ndalonin veturat në autostradën Prishtinë – Pejë duke përdorur alarmin e Policisë së Kosovës.Gazeta Infokus mëson nga burime brenda policisë se njëri nga të dyshuarit që u intervistua sot është dërguar në paraburgim.

Kujtojmë se rasti ndodhi të enjten në mbrëmje. Gjithçka nisi si një shaka e të rinjve që ndalonin veturat në autostradë duke rrezikuar kështu qytetarët në komunikacion.Në videon që u publikua nga vetë të rinjtë në rrjetet e tyre sociale shihet edhe momenti kur ata ndalin një veturë me targa të Serbisë duke iu prezantuar si policë civilë.