Del video e “kidnapimit” të tre policëve të Kosovës nga policia serbe

Policia e Serbisë ka kidnapuar tre policë të Kosovës në zonën e Leposaviqit.

Kështu ka bërë e ditur media e afërt me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq, Novosti.

Ky medium ka publikuar fotografitë dhe videon nga momenti kur policët e Kosovës “arrestohen” nga policia serbe.

Është bërë e ditur nga Novosti se edhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq është njoftuar për këtë çështje.