Zbulohet përmendorja 50-mijë euroshe e Albin Kurtit në Peran të Podujevës

Mërgimtari Sabahudin Uka ka zbuluar sot përmendoren që ia ka përgatitur kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.

Përmendorja u zbulua në fshatin Peran të Podujevës.

Kostoja e përmendores është 50 mijë euro. Të paktën, kështu kanë thënë mbrëmë familjarë të mërgimtarit Uka në një prononcim për Insajderin.

“Albin Kurti, shpresa e fundit”, thuhet poshtë përmendores.