Përleshja në RTK, një personi iu thye hunda

Një përleshje ka ndodhur mbrëmë në bufen e Radio Televizionit të Kosovës.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se për pasojë, lëndime trupore ka pësuar  një person të cilit sipas policisë, iu thye hunda, përcjell gazeta online Reporteri.net.

Viktima është dërguar për trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

“Rr. Xhemajli Prishtina, Prishtinë / 13.03.2024 – 19:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull/k për shkak se pas një mosmarrëveshje kishte sulmuar fizikisht viktimën mashkull m/k duke i shkaktuar lëndime trupore (frakturë të hundës). Viktima është dërguar për trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim.

Rasti ka ndodhur mbrëmë,  rreth orës 19:30 në hapësirën e bufesë së Radiotelevizionit të Kosovës (RTK) në Prishtinë. Një punëtor i RTK-së po dyshohet se e ka sulmuar fizikisht kamerierin e bufesë së RTK-së.