9 pacientë me koronavirus në gjendje të rëndë, në Pejë

Në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë aktualisht po trajtohen 67 pacientë me Covid-19. Nga këta pacientë 26 pacientë janë në Oksigjeno terapi. 9 pacientë janë në gjendje më të rëndë. ndërsa pacientet e tjerë janë në gjendje më stabile.

7 pacientë janë shëruar gjatë 24 orëve të fundit.
Nga personeli i Spitalit 5 Mjek, 11 Infermierë dhe 3 punëtor të shërbimit teknik janë të infektuar me Covid-19.

Një pacient i moshës 73 vjeçare nga Komuna e Klinës fatëkeqësisht ka vdekur gjatë ditës së djeshme. I ndjeri ka qenë me diagnozë Covid-19, ka kryer testin por ende nuk ka apsur rezultat. Spitali i Përgithshëm në Pejë shpreh ngushëllime familjes së të ndjerit.