Gjendet i vdekur një person në Pejë, dyshohet se është vetëvrarë

Një person është gjetur pa shenja jete në një objekt në rrugën “Lidhja e Prizrenit” në Pejë. Dyshohet se ai ka kryer vetëvrasje rreth mëngjesin e sotëm.

Vdekjen e ka konfirmuar për Gazetën Sinjali zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Driton Rugova.

Ka ndodhë një rast në rrugën “Lidhja e Prizrenit” në Pejë sot rreth orës 10:15. Policia e Kosovës është informuar për këtë rast, një person është gjetë pa shenja jete; këtë e ka konstatu ekipi mjekësor. Rasti momentalisht është duke u cilësu si hetim i vdekjes”, ka thënë Rugova.

Zëdhënësi i Policisë së Pejës nuk ka pranuar ta komentojë nëse bëhet fjalë për vdekje të natyrshme apo për vetëvraje. Ka thënë se kjo do të përcaktohet pas raportit të obduksionit. /