Ramiz Rrustaj takohet me banorët e Volljakës: Premton zgjidhje për sfidat lokale

Mbrëmjen e së hënës, kandidati për kryetar të Komunës së Klinës nga Lëvizja Vetëvendosje, Ramiz Rrustaj, zhvilloi një takim me banorët e fshatit Volljakë, ku diskutuan nga afër për problemet dhe nevojat e komunitetit lokal.

Gjatë bashkëbisedimit me qytetarët, Rrustaj theksoi rëndësinë e komunikimit të drejtpërdrejtë me banorët, si një mënyrë për të kuptuar më mirë sfidat e tyre dhe për të ndërtuar zgjidhje të qëndrueshme në bashkëpunim me ta.

“Ky komunikim i drejtpërdrejtë më ndihmon të kuptoj më mirë sfidat me të cilat përballen banorët dhe të ndërtojmë së bashku zgjidhje që i shërbejnë komunitetit tonë. Angazhimi im mbetet i plotë që zëri i Volljakës të dëgjohet dhe të përkthehet në vepra konkrete,” ka deklaruar Rrustaj në një postim në rrjetin social Facebook.