Video/ E plagosën pronarin e argjendarisë, të dyshuarit ia vënë flakën veturës me të cilën qarkullonin

Pak më parë persona të armatosur kanë tentuar të kryenin vjedhje në një argjendari në Prizren, ku si pasojë kanë plagosur pronarin e dyqanit.

Të dyshuarit janë larguar në drejtim të panjohur, derisa veturës me të cilën qarkullonin ia kanë vënë zjarrin.

Rasti për Indeksonline është konfirmuar nga Shaban Osmanollaj, zëdhënës i Policisë për Rajonin e Prizrenit.

Klina info ka siguruar pamje teksa digjet vetura në Lubizhdë të Prizrenit.