Rekomandime nga Drejtoria e Shëndetësisë në Klinë dhe Mirëqenies Sociale

Të nderuar qytetarë, duke ju falënderuar për kujdesin dhe bashkëpunimin e vazhdueshëm deri më tani, kërkojmë nga ju të jeni edhe më të kujdesshëm në këtë muaj ku ekspertet thonë që është muaj vendimtar.

Por, komuna e Klinës bënë pjesë në komunat endemike për ethe hemorragjike, ku kujdesi duhet të jetë maksimal dhe të qëndruarit në shtëpi është zgjidhja më e mirë për t`a kaluar sa më lehtë gjithë këtë situatë.

Drejtoria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale ka listuar disa rekomandime, të cilat do të ndikojnë në mospërhapjen e virusit dhe në uljen e rrezikut nga ethet hemorragjike.