Dr. Valdet Januzaj nga Istogu që u kthye nga Anglia dhe synon të bëhet deputet i VV-së

Valdet Januzaj do të jetë në garë për deputet në zgjedhjet parlamentare të 14 Shkurtit.

Ai vjen nga Istogu, ndërsa është në listën e Lëvizjes Vetëvendosje që mbanë numrin.44

Januzaj ka bërë një përshkrim biografik në llogarinë FB ku shkruan:

Kam jetuar për rreth 25 vite në Suedi dhe Angli, tani e disa vite jam kthyer dhe jetoj në Istog.

Studimet për Dr. të stomatologjisë i kam përfunduar pranë Institutit Karolinska në Stockholm.

Mendoj që studimet universitare në Suedi, e ato pasuniversitare në Angli, dhe përvojat si i punësuar ashtu dhe punëdhënës e investitor në Kosovë e jashtë vendit, më japin përgatitjen e duhur për të shtyrë përpara politika progresiste e të nevojshme për shtetndërtimin e zhvillimin që e synojmë.

Si deputet i legjislaturës së tetë do të angazhohem për rritjen e transparencës, llogaridhënies, sidomos në sektorin e arsimit universitar dhe në atë të shëndetësisë. Punëtorët e shëndetësisë duhet të fuqizohen por edhe pacientët e të drejtat e tyre duhet ta ndjekin atë ritëm. Për këtë do të angazhohem e kontribuoj përmes angazhimit tim politik në Kuvendin e Republikës tonë.

Mbështetjen do e marr nga të gjithë ata që mbrojnë punëtorët e grupet e ndjeshme në shoqërinë tonë, pacientët, fëmijët, të moshuarit, studentët e të papunët, për të cilët edhe jam angazhuar ndër vite.